RREGULLORE

Rregullorja e Konkursit

  • Konkurrentët duhet të paraqiten në konkurrim me një dokument identiteti.
  • Programi i konkurrimit këshillohet të interpretohet përmendësh (përveç sonatave).
  • Konkurrentët duhet ta sigurojnë vetë pianistin shoqërues. Në raste të veçanta të mungesës së pianistit shoqërues, konkurrenti mund ti drejtohet sekretarisë për gjetjen e një mundësie.
  • Konkursi është i hapur për publikun.
  • Gjatë konkurrimit janë të lejuara regjistrimet audio-vizive si dhe fotografitë.
  • Radha e konkurrimit do të jetë e shpallur nga organizatorët në faqen e internetit si dhe do të jetë e afishuar në vendin e konkurrimit Teatrin “Migjeni”.
  • Juria ka të drejtë ta ndërpresë interpretimin nëse koha e interpretimit tejkalohet. Minutazhi i konkurrimit duhet respektuar sipas ndarjes së kategorive të treguara në tabelë.

Repertori

Repertori i konkurrimit është i lirë ku të mund të përfshihen dy pjesë të periudhave dhe stileve të ndryshme. Këshillojmë që konkurrentët të tregojnë vëmendje edhe për veprat e krijuara nga Pjetër Gaci (në specialitetet ku autori ka krijimtari). Gjithashtu edhe Etydet dhe Kapriçiot apo veprat nga J. S. Bach janë një mundësi tjetër për të treguar shkallën e formimit të secilit konkurrent.

Rregullat e vlerësimit

  • Konkurrimi zhvillohet sipas specialiteteve (ndarja sipas instrumenteve), si dhe mbi bazën e ndarjes ne kategori (ndarja sipas moshave).
  • Në përfundim të konkurrimit të çdo kategorie, Juria përkatëse shpërndan certifikatat e pjesëmarrjes për secilin konkurrent. Fituesve të tre çmimeve të para për secilën kategori u jepen diplomat përkatëse. Nga këta fitues bëhet përzgjedhja e konkurrentëve që do të marrin pjesë në koncertin e natës finale.
  • Në natën finale konkurrohet për çmimet e mëdha, ku marrin pjesë së bashku të gjitha specialitetet dhe kategoritë. Fituesve të tre vendeve të para u jepen diplomat e çmimeve të mëdha, si dhe shpërblehen me honorare.
  • Juria e koncertit final përbëhet nga anëtarët e të dy Jurive së bashku, kryesuar nga Drejtori Artistik i konkurrimit.
  • Vendimet e Jurisë janë përfundimtare dhe nuk mund të kontestohen apo apelohen.