ÇMIMI “PJETËR GACI”
EDICIONI XXII

1 – 4 Qershor 2023

Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” organizojnë:

Çmimi “Pjetër Gaci”, Edicioni XXII.

Ky aktivitet, i cili zhvillohet në qytetin e Shkodrës që nga viti 2001, është një konkurs i interpretuesve të rinj të muzikës klasike, që ka si synim evidentimin dhe nxitjen e talenteve të reja, duke i krijuar mundësi të pasurojnë proçesin formues.

Çmimi “Pjetër Gaci” përfshin disiplinat muzikore: PIANO, HARQE, KANTO, FRYMORË, KITARË

Ftohen të gjithë nxënësit dhe studentët nga Shqipëria, Rajoni dhe Europa.

Afati i fundit i aplikimeve është 28 Maj 2023.

DREJTOR ARTISTIK: Klevis Gjergji

Konsulent Artistik dhe Kryetar Jurie: Paçalin Pavaci

Menu