Shkodër, 23-26 maj 2024

Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” – Shkodër, organizojnë edicionin e XXIII të konkursit ndërkombëtar të interpretuesve të rinj të muzikës klasike “Pjetër Gaci”.

Konkurrimi do të jetë në datat 23, 24, 25 maj 2024 dhe me datën 26 maj 2024 është nata finale me interpretuesit më të mirë nga ku do të dalin fituesit e çmimeve të mëdha.

Ky aktivitet është i hapur për interpretues me aftësi solistike nga mosha 7 deri 23 vjeç nga Shqipëria dhe jashtë saj, të ndara në kategori sipas grup-moshave në specialitetet: piano; harqe; instrumentet e drunjta dhe të tunxhit; kitarë; fizarmonikë dhe kanto.

Grupi realizues i konkursit:
Drejtor Artistik: Lorenc Radovani
Konsulent Artistik: Bardhyl Hysa
Drejtor Organizativ: Dritan Mlika

Juritë e konkursit:

1. Piano / Fizarmonikë

  • Nikola Vučković
  • Etleva Kolnikaj
  • Amir Xhakoviq
 

2. Harqe / Kitarë

  • Bujar Sykja
  • Anton Kaftalli
  • Gjulian Bytyçi

 

3. Instrumentet e drunjta dhe të tunxhit / Kanto

  • Sokol Saraçi
  • Rita Ranko 
  • Fatbardh Gashi

Regjistrimi i
konkurrentëve

Afati i regjistrimit është deri me datën 21 maj 2024

Regjistrimi kryhet duke plotësuar formularin dhe paguar tarifën e regjistrimit 1000 lekë (ose 10 Euro)